KRM “Pastrimi” fituesin e ankandit publik e ka bërë të ditur në KRPP-ja. “Çmimi i kontratës: 1.00 euro për ton. Fitues është kompania “Italy Recycling’ LLC-Obiliq. Metoda e shitjes është bërë përmes ofertave publike të mbyllura”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës.
Pronarë të kompanisë fituese sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve janë, Blerim Duraku, Lorenzo Barbon dhe Marco Gasparini.
Nuk dihet sa do të jetë sasia ditore apo mujore e sasisë së mbeturinave. /Lajmi.net/
.