Ferizaj

1 libër në një ditë, 12-vjeçari Olti Qosa nga Ferizaj lexon 55 libra për pushime verore

By FerizajPress

September 27, 2021

Ky djalosh nga Kosova i ka shfrytëzuar pushimet e verës në mënyrë efektive.

Olti Qosa është vetëm 12 vjeç dhe ka lexuar më shumë se 200 libra, 55 prej të cilave i ka lexuar vetëm gjatë verës.

I riu dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tha se libri është një pasion i tij por shtoi se kur të rritet dëshiron të bëhet një programues. “Libri është i veçantë, janë me aventura, ku përmbajnë mesazhe dhe histori.

Futem në botën e librit dhe nuk e shikoj se sa faqe ka libri. Kur përfundon them se autori ka harruar dhe diçka, të më shënojë dhe mua si personazh. Kur futem në botën e librit është sikur dëgjoj muzikë përmes kufjeve. Është një gjë shumë interesante.“. tha 12-vjeçari, Olti Qosa /abcnews.al