Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit i është publikuar një video ku shihet teksa ankohet për gjendjen e dobët të serbëve në Republikën e Kosovës. Gjatë një mbledhje të mbajtur jashtë “syrit të medieve”, ai diskutoi me përfaqësuesit e Listës Srpska dhe kryetarët e komunave serbe në Kosovë rreth situatës së fundit.
Ndonëse nuk ishte në dijeni për incizimin që ishte duke e bërë një kamer, Vuçiq vazhdon të flet krejtësisht ndryshe për situatën me të cilën po kalon Kosova dhe Serbia.
Më tej, Vuçiq shihej teksa ankohej se shqiptarët po forcohen dhe serbët po dobësohen.
“… nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona. Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen…”, ka deklaruar ai
.