Ferizaj

𝐕𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐮𝐫𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐢 𝐢 𝐱𝐡𝐚𝐦𝐢𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐍𝐢𝐤𝐚𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭

By FerizajPress

July 11, 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim ef Tërnava së bashku me Halid Abdullah nga Qatar Charity kanë vënë gurthemelin e xhamisë së re në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Myftiu Naim ef Tërnava, tha se Bashkësia Islame e Kosovës do të bëjë gjithçka çfarë mundet që të ndërtojë edhe xhami të tjera për të përmbushur kërkesat e besimtarëve.