FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për huazimim e mesfushorit premtues, Donart Llabjani.
Llabjani edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës U21, ku ishte ndër më meritorët që këta të fundit u shpallën kampion në Bon Voyage Superliga U21.
Donarti ka stërvitur edhe me ekipin e parë, me që rast ka debutuar edhe me ekipin senior në Superligën e Kosovës.
Mirë se vjen në klubin e qytetit tënd, Donart Llabjani.