Lajme

​Vaksinat kundër sëmundjes gungore të gjedheve nuk shërojnë sëmundjen, vetëm e parandalojnë atë

By FerizajPress

September 17, 2016

Vaksinat kanë efekt vetëm parandalimi  e jo shërimi, që do të thotë se kafshët që janë të shëndosha, pas vaksinimit do të jenë të mbrojtura nga kjo sëmundje.

Më vonë pritet të hapen edhe tregjet e kafshëve.Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci ka parë nga afër procesin duke thënë se tash fermerët nuk duhen të brengosen më për kafshët e tyre.

“Kjo tashmë nuk duhet të jetë një shqetësim, për arsye se ka vaksina të mjaftueshme, dhe vaksinimi do të realizohet në të gjitha fermat”, ka thënë Gjinovci.  Por ai nuk ka sqaruar sa duhet se çfarë do të ndodhë me ato kafshë të cilat tashmë janë të prekura nga kjo sëmundje, pasi që vaksinat vetëm parandalojnë sëmundjen, por nuk e shërojnë atë. “vaksinat janë masë parandaluese për këtë sëmundje. Nuk preferohet që të vaksinohen kafshët të cilat janë të prekura”, tha ai.

Vetëm në komunën e Lipjanit janë prekur 70 kafshë nga sëmundja gungore./rtk/