Pikërisht për këtë, “Revolucioni shumëngjyrësh” paralajmëroi se do të organizojë protestë masive të hënën, e cila fillon para Prokurorisë Speciale.
“Ne shpresojmë se në këtë protestë masive ku qytetarët do të porosisin se duan të përfshihen në procesin e zgjidhjes së krizës dhe se ata, pa marrë parasysh se ç’do të ndodhë do ta marrin drejtësinë dhe demokracinë në duart e tyre, dhe se ky do të jetë hap vendimtar që autoritetet të tërhiqen dhe më në fund t’i dëgjojnë kërkesat e qytetarëve”, tha Demian Haxhimilkovski nga “Revolucioni shumëngjyrësh”.
Ditëve të fundit deri në mbarim të ultimatumit, “Revolucioni shumëngjyrësh” përmes aksioneve gerile numëronte sa ditë i kanë mbetur qeverisë për t’i përmbushur kërkesat e tyre.
The post Skadoi ultimatumi i “Revolucionit shumëngjyrësh” appeared first on Lajminet.