Lajme

​Siguri e lartë në ceremoninë e presidentit [FOTO]

By FerizajPress

April 08, 2016

Ceremonia e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi, që u bë sot në sheshin “Skënderbeu” është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Përveç bllokimit të rrugëve që të çojnë në shesh, Policia nuk ka lejuar as këmbësorët që të hyjnë në sheshin “Skënderbeu” e as atë “Nëna Terezë”.

Policë të shumtë janë parë jo vetëm nëpër rrugë por edhe mbi ndërtesat e larta si ajo e Qeverisë dhe Kuvendit./KosovaPress