Lajme

​Shpërthim para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës

By FerizajPress

November 20, 2016

Sipas këtyre burimeve, shpërthimi ka ndodhur në ora 1:00 pas mesnate para hyrjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tani të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë, para dyerve kryesore të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar”, kanë thënë burimet. Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

.