Nëpërmjet një letre publike ata u drejtohen deputetëve që të respektojnë sovranin e popullit dhe të qëndrojnë pas kërkesave të protestuesve.
Lidhur me qarkullimin e zërave se protestuesit e kësaj lëvizjeje duan që në mënyrë tinëzare të bëhen pjesë e qeverisë, ata kategorikisht mohojnë një gjë të tillë.
Partitë pjesëmarrëse në parlament akoma nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me këtë kërkesë të Lëvizjes “Protestoj”, derisa protestuesit në letrën dedikuar deputetëve edhe një herë kanë këmbëngulur se janë të paluhatshëm në arritjen e qëllimeve të tyre.
The post Revolucioni: Deputetët të braktisin Kuvendin appeared first on Lajminet.