Lajme

​Presidentja përshëndetet me shoqërinë civile dhe mediat

By FerizajPress

April 05, 2016

Atifete Jahjaga, që është në ditët e fundit si presidente e vendit, ka pritur në një ceremoni lamtumirëse, shoqërinë civile, aktorë e përfaqësues të mediave.

Ceremonia u mbajt në hotelin Emerald, ku ftesës iu përgjigjen shumë nga figurat e artit, shoqërisë civile dhe medias në Kosovë.

I pranishëm qe edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.

Nesër është dita e fundit që Atfiete Jahjaga mban postin e kryetares së shtetit. E një ditë më vonë, më 7 prill Hashim Thaçi do të marr mandatin e presidentit të vendit.