Lajme

​Obama dhe Putin pajtohen për forcimin e armëpushimit në Siri

By FerizajPress

April 18, 2016

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Barack Obama, janë pajtuar sot gjatë një bisede telefonike, për forcimin e armëpushimit në Siri, ka njoftuar Kremlini.

“Dy presidentët diskutuan me hollësi situatën në Siri duke konfirmuar sidomos vëmendjen e tyre për forcimin e armëpushimit në vend, frut i një nisme ruso-amerikane, si edhe hyrjen në vend të ndihmës humanitare”, ka thënë Kremlini, përmes një komunikate.