Lajme

​Mimoza Kusari tregon se si Pacolli nuk e mbajti premtimin për ta bërë kryetare të AKR-së

By FerizajPress

November 02, 2016

Kusari-Lila ka thënë se largimi nga AKR-ja ka ardhur për shkak të pamundësisë së kësaj partie për ta kaluar pragun zgjedhor, dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me këshillin drejtues të kësaj partie.

Kryetarja e Gjakovës ka treguar se për ta bindur për të qëndruar në partinë e tij, shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka ofruar pozitën e udhëheqëses së AKR-së, por që pas mbledhjeve të mbajtura nga këshilli drejtues, pa praninë e saj, ai ka ndryshuar qëndrim.

Sipas saj, gjatë tentimit të AKR-së për t’u ristrukturuar, kjo parti ka vepruar njëjtë, dhe kjo nuk mund t’i sillte rezultate ndryshe.

Kryetarja e Gjakovës në “Komiteti” ka thënë se nuk është penduar që ka qenë pjesë e kësaj partie, por se koha e qëndrimit të saj në AKR kishte skaduar.

.