Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e dyta me vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, me rreth 27 % të votave, kalkulohet t’i ketë të rezervuara 31 ulëse për deputetë në Kuvend. Në media, të mërkurën ka qarkulluar një listë e kandidatëve për deputetë të VV-së, të cilët kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për t’u ulur në Kuvend.
Sipas listës së siguruar nga ‘Indeksonline’, bie në sy se shumica e deputetëve të legjislaturës se kaluar të partisë së Visar Ymerit, do të jenë sërish deputetë.
Emër i ri që llogaritet të jenë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie është kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili duhet të zgjedhë se cilin funksion dëshiron ta mbajë.
Ndërsa, emrat tjerë të rinj janë Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani, Adem Mikullovci, Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi etj.
Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe Frashër Krasniqi, i akuzuar për sulmin terrorist të 4 gushtit 2016 ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Kjo është lista e plotë:
1. Albin Kurti 2. Shpend Ahmeti 3. Aida Dërguti 4. Dardan Molliqaj 5. Dardan Sejdiu 6. Albulena Haxhiu 7. Visar Ymeri 8. Glauk Konjufca 9. Donika Kadaj 10. Fisnik Ismaili 11. Rexhep Selimi 12. Besa Baftiu 13. Liburn Aliu 14. Dukagjin Gorani 15. Fatmire Kollcaku 16. Adem Mikullovci 17. Sami Kurteshi 18. Arbërie Nagavci 19. Driton Caushi 20. Faton Topalli 21. Saranda Bugujevci 22. Ismajl Kurteshi 23. Salih Saliu 24. Shqipe Pantina 25. Ali Lajçi 26. Mytaher Haskuka 27. Fitrore Pacolli 28. Valon Ramadani 29. Arber Rexhaj 30. Qëndron Kastrati 31. Frasher Krasniqi