Shëndetësi

​Ky është gabimi që bëni zakonisht kur fëmija juaj ka temperaturë të lartë

By FerizajPress

October 03, 2017

Prindërit shpesh ankohen se fëmija i tyre nuk do të pushojë derisa të ketë temperaturën e ngritur.

Shumë prindër mendojnë se fëmija me temperaturë të lartë duhet të qëndrojë në vend të ngrohtë dhe të djersitet.

Ky është një nga gabimet më të zakonshme të bëra nga prindërit. Ngrohja e tepërt e një fëmije me temperaturë të lartë, vetëm sa mund të rrisë temperaturën. Fëmija duhet veshur me rroba të lehta dhe të pastrohet me ujë të vakët për të ulur temperaturën.

Temperatura e lartë rrit konsumin e kalorive, kështu që foshnja ka nevojë për më shumë kalori sesa zakonisht. Nëse fëmija refuzon ushqimin, provoni lëngun e preferuar, mundesisht të ëmbël.

Paracetamoli ose ibuprofen për largimin e temperaturave të larta nuk duhet dhënë fëmijës, derisa nuk ka një temperaturë prej 38.5 ose më shumë. Nëse nuk dini çfarë të bëni më tepër, telefononi një mjek ose urgjencë dhe kërkoni këshilla.