Lajme

​Kushtetuesja shënon sot 7 vjetorin e themelimit

By FerizajPress

October 26, 2016

Ceremonia do të fillojë në orën 17:00 dhe në të pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Turqisë, të Kroacisë, të Portugalisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi, si dhe të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Pas ceremonisë solemne, të enjten do të mbahet edhe konferenca e parë ndërkombëtare e organizuar në përvjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në temën: “Kontrolli incidental si mekanizëm kushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet në tranzicion”

.