​Klosi i dhuron çelësat e shtëpisë gruas nga Vlora që e rrahu ish-burri

By FerizajPress

June 15, 2016

 

Rasti i zonjës shkaktoi jehonë të gjerë pak ditë më parë, kur u publikuan pamjet e dhunimit nga ish-bashkëshorti i saj.

Tanimë, Marsela dhe tre fëmijët do të jetojnë në një shtëpi të re, qiraja e se cilës do t’i paguhet. Marseles i është siguruar gjithashtu pune.

Ministri Klosi deklaroi pas inaugurimit të shtëpisë, se ky është një rast për t’i bërë apel çdo gruaje që të mos heshtë, por të denoncojë dhunën.

“Do të bëhet gjithçka për të mbështetur gratë në nevojë, viktima të dhunës”, tha ai.

The post ​Klosi i dhuron çelësat e shtëpisë gruas nga Vlora që e rrahu ish-burri appeared first on Lajminet.