28-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij duke rënë në një kanal, e konfirmuar zyrtarisht nga familja e sportistit dhe policia keniane. Bett bëri histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra. Ai në të kaluarën ka fituar gjithashtu dhe medalje në kampionatet afrikane. Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtueshëm për të gjithë botën e sportit. Në mesazhin ngushëllues, IAAF kujton se Bett ishte një nga surprizat më të mëdha në vitin 2015, ku fitoi medaljen e arit në Botëror. /SS/