Komuna e Prizrenit ka njoftuar se fal një qytetari aktiv, është arritur të identifikohet dhe të gjobitet nga policia një person, i cili sot kishe kaluar me veturë mbi Urën e Gurit. Postimi i Komunës së Prizrenit: Herë pas here na del një qytetar i pandërgjegjshëm që merr guxim të bëjë gjëra që nuk përkojnë me traditën e këtij qyteti. Kështu ishte rasti sot paradite ku një veturë kapërceu Urën e Gurit. Por falë një qytetari aktiv që lajmëroi rastin dhe na dërgoi foton përmes Qendrës së Thirrjeve “0800 19 200”, vetura u identifikua nga policia dhe ngasësi u gjobit. Falenderojmë policinë për angazhim të shtuar për gjetjen e shkelësit të ligjit. Mbrojtja e trashëgimisë është detyrë e të gjithëve, si e institucioneve, ashtu edhe e qytetarëve.