30-vjeçari që dyshohet se vrau veten, mbrëmë, në burgun e Dubravës, ishte me probleme mendore.
30-vjeçari, siç raporton Gazeta Express, kishte provuar të vetëvritet edhe më parë, disa herë. I njëjti ishte parandaluar nga gardianët e shërbimit korrektues.
Deri më tash Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka dhënë informacione për rastin.
Zëdhënësi Jeton Kabashi ka refuzuar të flasë për Gazetën Express rreth kësaj ngjarjeje.