Lajme

​Humbin jetën 100 emigrantë në Mesdhe

By FerizajPress

June 30, 2018

100 emigrantë kanë humbur jetën në ujerat e Mesdheut pranë Libisë. Në mesin e të vdekurve janë edhe tre fëmijë.

Emigrantët humbën jetën pasi varka me të cilin ata po udhëtonin drejt Evropës u mbyt afër Tripolit. Trupat e pajetë të tre fëmijëve u gjetën nga roja bregdetare. Fotoja me trupat e fëmijëve të veshur me rroba te kuqe, derri sa i mbanin në duar rojat bregdetare, ka përfshirë rrjetet sociale.

Po ashtu rojat bregdetare kanë arritur që t’i shpëtojnë 14 persona.