​BE: Dialogu gjithëpërfshirës, rikthen Maqedoninë në rrugë euro-atlantike

By FerizajPress

May 18, 2016

Lidhur me këtë vendim, ata kanë deklaruar se është mundësi e mirë për vendin që të adresojë një numër të çështjeve serioze, të ngritura në krizën e zgjatur politike në vend.

“Rruga përpara duhet të definohet nga të gjitha partitë politike së bashku, meqë vetëm një dialog i pjekur, gjithëpërfshirja dhe përkushtimi ndaj parimeve demokratike për reformat e domosdoshme dhe zbatimi i tyre do të kthejë vendin në rrugën euro-atlantike”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, faljet e 12 prillit duhet të tërhiqen pa asnjë shtyrje me qëllim të ruajtjes së parimeve të llogaridhënies, pasi që është parim demokratik që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit, shkruan AM.

The post ​BE: Dialogu gjithëpërfshirës, rikthen Maqedoninë në rrugë euro-atlantike appeared first on Lajminet.