Lajme

​Baton Haxhiu ia kërkon dorëheqjen Mustafës- përgjigjët zyra e Kryeministrit

By FerizajPress

January 15, 2017

Shefja e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Vlora Dumoshi i është përgjigjur, gazetarit Baton Haxhiu lidhur me një shkrim autorial të botuar në Express, në të cilin ai kërkon dorëheqjen e kryeministrit për çështjen e trenit. “I nderuar Baton,

“Më vjen keq” që sot nuk të erdhi në shprehje teksti, që siç shihet, e kishe përgatitur më herët kundër kryeministrit. Serbia të zhgënjeu sonte…. Ne vazhdojmë me maturi dhe vendosmëri. Përshëndetje”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Baton Haxhiu në këtë shkrim ka thënë se heshtja e deritashme e Qeverisë dhe Kryeministrit është ofenduese për Kosovën dhe qytetarët e saj. Lënia kaq e gjatë e durimit të efekteve të propagandës serbe nuk na bën pikë nderi.