Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona pasi më 9 janar 2022 në Dremjak të Ferizajt, kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Personat e arrestuar në stacionin policor të Ferizajt kanë pranuar se kishin shtënë me armë gjatë ahengut familjar.
Tek i dyshuari i parë J.B (66) nga Ferizaj është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa te personi tjetër dëshmitar me inicialet R.J (68) po ashtu nga Ferizaj, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë gazi me 20 fishekë. Ndërsa tek i dyshuari tjetër G.Z. (68) nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.