Lajme

​Arrestim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

By FerizajPress

April 22, 2016

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Klinë është arrestuar një person si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas Policisë personi i arrestuar dyshohet se që nga viti 2013, në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare, që konsiderohet si vepër penale.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e tij.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./kp