Lajme

​Aksident në Istog [FOTO]

By FerizajPress

April 18, 2016

Sot rreth orës 12 në rrugën Istog-Vrellë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave.

Gazetari i KosovaPress, raporton nga vendi i ngjarjes se në këtë aksident janë të lënduar disa persona, ku njëri prej tyre është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka dhënë detaje rreht numrit të të lënduarve dhe shkaktarëve të këtij aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në mes Istogut dhe fshatit Cërrcë.