19,03,2024

Zvicra do të ndajë 20 milionë franga për Kosovën

Must Read

Ministri i Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me këshilltarin e tij të jashtëm, i cili vjen nga Zvicra, Pierre Kohler dhe këshilltarin e Këshillit Ndërministror për Ujëra Baton Begolli kanë pritur në takim ambasadorin e Zvicrës,  Jean-Hubert Lebet , ku biseduan për sfidat e sektorit të ujërave dhe shkëmbimin e  ideve për ndërmarrjen e iniciativave  të ndryshme në përmirësimin e sektorit të ujit në vendin tonë.
Matoshi prezantoi para ambasadorit zviceran sfidat dhe projektet që MMPH po implementon  në përmirësimin e ujërave, në ndërtimin e rezervave të reja ujore, rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza etj.

Nga ana tjetër ambasadori Lebet informoi ministrin Matoshi që Zvicra do të fillojë një programi 12 vjeçar me vlerë prej 20 milion CHF për menaxhimin e integruar të resurseve ujore në Kosovë.
Temë tjetër e takimit ishte mbarëvajtja e takimit të fundit të Këshillit Ndërministror për Ujërat ku Ministri shprehi interes që përkrahja ndaj Ministrisë në veçanti të jetë më e madhe për të përballuar sfidat e sektorit.
Ambasadori Lebet shprehi vlerësimin e tij se tani ka një partner të përkushtuar në Ministri dhe vlerësoi gatishmërinë e Ministrit në veçanti dhe kabinetit të tij për bashkëpunim.
Gjatë këtij takimi ministri Matoshi kërkoi nga ambasadori zviceran përkrahjen e shtetit që ai përfaqëson për t’i mundësuar Kosovës qasje tek institucionet ndërkombëtare dhe fondet për ujërat dhe ndryshimet klimatike ku Kosova fatkeqësisht ende  nuk ka qasje direkte.
Në fund ambasadori zviceran premtoi që do të angazhohet në këtë drejtim që Kosova të marrë pjesë në iniciativa dhe mekanizma rajonal dhe global në fushën e mjedisit si dhe të përkrahet me fonde për mbrojtjen e mjedisit. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img