28,03,2024

Zoti dhe Hapësira

Must Read

Punuar nga Luan Fahri Hoxha

ABSTRAKTI

Me këtë punim dëshirojmë të sqarojmë ekzistencën e Zotit(Krijuesit), krijimin e lëndës së parë për ndërtimin e botërave, që e ka krijuar Krijuesi, kur ka vendosur të ndërtoj botërat, çka është krijim e çka është shndërrim, lindjen e kohës, dhe ecjen e kohës në gjithçka që ekziston( përveç Krijuesit), zëvendësimi i ligjit mbi ruajtjen e energjisë me ligjin për Hapësirën, dhe mundësinë e shndërrimit në mënyrë artificiale të Hapësirës së fjetur në Hapësirë të zgjuar në gjendje të qëndrueshme, dhe Hapësira e zgjuar në gjendje të qëndrueshme, mund të kthehet në Hapësirë të fjetur.

PËRSHKRIMI

Krijuesi ka ekzistuar dhe ekziston gjithmonë. Krijuesi e ka krijuar Hapësirën, por ai është jasht Hapësirës, dhe Kohës. I vetmi krijim që mund të llogaritet, dhe që është i krijuar, dhe mund të krijohet vetëm nga Krijuesi është Hapësira, dhe atë në gjendje të pa ngacmuar. Krijuesi e ka krijuar Hapësirën e pa ngacmuar, kur ka vendosur të ndërtoj botërat. Me Kohë kuptojmë fillimin e një ngjarje, apo ndryshimin e një gjendje. Koha është më e vjetër se Hapësira, sepse vendimi që e ka marrë Krijuesi për të ndërtuar botrat, dhe për këtë i është dashtë të krijoj Hapësirën e fjetur është më përpara se krijimi i Hapësirës. Sasia e krijimit të Hapësirës së pa ngacmuar nga Krijuesi, është shumë e madhe, por e kufishme, sepse po të ishte e pakufishme, do të përfshinte edhe vet Krijuesin.

Gjithçka që ekziston, përveç Krijuesit, është në dy gjendje hapësinore e ato janë: 1) Hapësira e pa ngacmuar (e fjetur), dhe 2)Hapësira e ngacmuar(e zgjuar).

Hapësira e pangacmuar dhe e ngacmuar i kanë vetitë e tyre.

Hapësira e pa ngacmuar dhe vetitë e saj

Siq e cekëm edhe me lart, Hapësira e pa ngacmuar është krijimi i vetëm dhe i parë nga Krijuesi, kur Krijuesi ka vendosur të ndërtoj botërat.

Edhe Hapësira e pa ngacmuar i ka vetite e saj, e ato janë:

  1. Hapësira e pa ngacmuar, nëse nuk ngacmohet, e ruan gjendjen e vet të qetësisë.

  2. Hapësira e pa ngacmuar e lejon Hapësirën e ngacmuar të lëvizë në të.

  3. Gjatë depërtimit të Hapësirës së ngacmuar nëpër Hapësirën e pa ngacmuar, Hapësira e pa ngacmuar ngacmohet duke e shfaq vetinë e e ngjeshjes dhe të përkuljes.

  4. Ngjeshja e Hapësirës së pa ngacmuar e ka vetinë e ngopjes. Me ngopje kuptojmë ngjeshjen e sasise së mundshme të Hapësirës së pa ngacmuar, duke e kthyer në Hapësirë të ngacmuar në një vëllim të vetëm të kufizuar p.sh një pikometer kub.

  5. Hapësira e pa ngacmuar mund ta shnderroj Hapsirën e ngacmuar në hapesir të pa ngacmuar, kur Hapësira e ngacmuar është në gjendje enrgjie të pa qëndrueshme (p,sh në gjendje të nxehtësisë, dhe kur është e përkulur në trajektoret ku lëviz Hapësira e ngacmuar nëpër Hapësirën e pa ngacmuar).

Hapësirae ngacmuar(zgjuar) dhe vetitë e sajë

Prishja e gjendjes së qetësisë së Hapësirës së pa ngacmuar(fjetur) paraqet hapsirë të zgjuar(ngacmuar).Edhe Hapsira e ngacmuar i ka vetit e sajë e ato janë:

  1. Çdo gjendje e Hapësirës së ngacmuar paraqet një nivel energjetik të caktuar.

  2. Ekzistojnë gjendje në Hapsirën e ngacmuar me nivele të qendrueshme energjije, dhe nivele të pa qendrueshme energjije.

  3. Shkalla e ndrydhjes(ngacmimit) të një sasije të caktuar të Hapësirës së pa ngacmuar në një vëllim të caktuar kalon në Hapsirë të zgjuar në gjendje, dhe nivele të ndryshme energjetike.

  4. Kur ndrydhet(ngacmohet) një sasi e caktuar e Hapsëirës së pa ngacmuar në një vëllim të caktuar në atë nivel energjetik sa të arrij në gjendje energjie dhe mase, Hapësira e pa ngacmuar ka kaluar në Hapësirë të ngacmuar në gjendje të qëndrueshme të ngacmuar.

  5. Gjendjet e pa qëndrueshme të Hapësirës së ngacmuar janë, kur Hapësira e ngacmuar është në trajtë të nxehtësisë, kur takohet me Hapësirën e pa ngacmuar, nuk mund ta ruan gjendjen e vet, por thithet nga Hapësira e pa ngacmuar në gjendje të pa kthyeshme, duke u kthyer në hapsirë të fjetur, dhe kur përkulet një pjesë e Hapësirës së pa ngacmuar rreth Hapësirës së ngacmuar, edhe kurHapësira e ngacmuar lëviz në Hapësirë të pa ngcmuar.

  6. Në çfarëdo gjendje energjie, dhe niveli energjetik të gjendet,Hapësira e ngacmuar mund të kthehet në Hapësirë të pa ngacmuar. Kjo vërtetohet nga takimi i materies dhe atimateries, ku pas këtij takimi, e gjithë gjendja e Hapësirës së zgjuar me nivele të ndryshme energjetike,kthehet në nxehtësi, ku dihet që nxehtësiia, është gjendja e pa qendrueshme e Hapësirës së zgjuar.

  7. Sasi të ndryshme, me nivele të ndryshme, dhe gjendje të ndryshme energjie të Hapësirës së ngacmuar, mund të bashkëveprojnë ndërmjet vete në bazë të ligjshmërive të caktuara.

Ndërtimi i botërave

Ndërtimi i botërave është bërë nga Krijuesi, ku pas krijimit të Hapësirës së pa ngacmuar, i ka ngacmuar sasi të ndryshme në Hapësirën e pa ngacmuar, duke i shnderruar në gjendje të ndryshme të energjisë me nivele të ndryshme energjie.

Me botëra kuptojmë zgjimin e sasive të mëdha të Hapësirës së fjetur, të cilat kalojnë në gjendje të qëndrueshme në Hapësirë të zgjuar.

Një sasi e Hapësirës së fjetur, për t`u kthyer në Hapësirë të zgjuar, në gjendje të qendrueshme, nevojitet të ndrydhet(ngacmohet) shumë, duke e koncentruar në nje vëllim të caktuar deri në at shkallë, sa të kaloj në gjendje energjie dhe mase. Zgjimi i sasisë së Hapësirës së fjetur në përmasat e një Bote(Universi), nuk ka ndodhur brenda një çasti, por ka vazhduar për një kohë të gjatë, deri sa është mbërri sasia e caktuar e koncentrimit të Hapësirës së fjetur në një vëllim të vetëm të kufizuar. Gjatë koncentrimit të Hapësirës së fjetur në një vëllim të vetëm, Hapësira e fjetur është ngacmuar në atë shkallë, sa ka kaluar në Hapësirë të zgjuar në gjendje të qendrueshme. Madhësia e botërave(universeve) pas kohës së ndërtimit të tyre, nuk është e njejt, por ajo ndryshon vazhdimisht.

Sasia e ngacmimit të Hapësirës së pa ngacmuar, për tu kthyer në Hapësirë të ngacuar në gjendje të qëndrueshme, nga e cila janë ndërtuar botërat janë të ndryshme, me nivele të ndryshme energjie, në gjendje energjie të ndryshme, të ngacmuara në kohë të ndryshme, me gjatësi kohore të ndryshme të ngacmimit, në vende të ndryshme, të cilat kanë natyrë të ndryshme.

Kjo vërtetohet nga vrojtimet në Gjithësi, që janë bërë me shekuj nga shkencëtarët, dhe pasionante të ndryshëm.

Gjatë vrojtimit të Gjithësisë, është verejtur se ekzistojnë Galaktika të ndryshme, me formë të ndryshme, dhe me moshë të ndryshme. Mosha e ndryshme e Hapësirës së zgjuar në gjendje të qendrushme në Galaktikën ku ne jetojmë dhe në Galaktikat që po vëzhgohen, na tregojnë se e gjithë bota nuk është ndërtuar për një here, por ka qenë një proces i gjatë i ndërtimittë saj, i cili vazhdon edhe tani. Përveq kësaj është verejtur edhe takimi(përplasja) e Galaktikave ndërmjet vete. Përplasja e Galaktikave ndërmjet vete,na tregon se ekzistojnë shumë botëra.

Koha

Koha paraqet ngjarje apo ndryshim të gjendjes.Koha ka filluar atëhere, kur ka filluar ngjarja e parë. Si ngjarje e parë, mund të llogaritet vendimi i Krijuesit, kur ka vendosur të ndërtoj botëra, dhe për këtë e ka krijuar Hapësirën në gjendje të fjetur(të pa ngacmuar). As Hapësira e fjetur, dhe as Hapësira e zgjuar, nuk rrinë gjithmonë vetëm në një gjendje, sepse Hapësira e fjetur, vepron në hapsirën e zgjuar, dhe Hapsira e zgjuar, vepron në Hapësirën e fjetur. Këto veprime paraqesin ndryshime gjendjesh, të cilat llogariten si ngjarje, që mund të përshkruhen(maten) përmes kohës. Hapësirat e zgjuara nuk janë gjë tjetër, përveqse gjendje energjie me nivele energjetike të caktuara. Këto gjendje energjetike të caktuara me nivele të ndryshme, mund të veprojnë në njëri- tjetrin. Gjatë bashkëveprimit, këto nivele, një sasi të energjisë e kthejnë në trajtë të nxehtësisë, por në disa raste, të gjitha nivelet, që bashkëveprojnë, mund të kthehen në nxehtësi, pastaj kjo nxehtësi thithet nga Hapësira e fjetur në forme të pa kthyeshme(si shembull për këtë, mund ta marrim reaksionin ndërmjet materies dhe antimateries).

Koha nuk ndalon as në gjendjen e Hapësirës së zgjuar, dhe as në gjendjen e Hapësirës së fjetur. Gjendjen e Hapësirës së fjetur ia ndryshojnë gjendjet energjetike me nivelet e ndryshme të Hapësirës së zgjuar, duke lëvizur nëpër Hapësirën e fjetur, duke e përkulur, dhe duke e ndrydhur, dhe ndërveprimimet e gjendjeve energjetike me nivele të ndryshme energjie të Hapësirës së zgjuar ndërmjet vete. Këto veprime ndërmjet Hapësirës së zgjuar dhe Hapësirës së fjetur, janë ngjarje, të cilat mund të përshkruhen me kohë. Koha nuk ndalon në asnjë gjendje energjie, në çfarëdo niveli energjetik që është Hapësirae zgjuar, sepse vazhdimisht kemi ndryshim të gjendjes. Sa për sqarim po ndalemi te Vrima e zezë, e cila është një gjendje e veqant energjie me nivel energjetik të veqant e Hapësirës së ngacmuar në gjendje mase dhe energjije. Nga njohuritë që kemi për vrimat e zeza, dijmë se ato kanë një gravitacion shumë të fuqishëm, sa që arrijnë ta thithin çdo Hapësirë të ngacmuar, qoftë në trajtë energjie apo mase, e cila është në rrezen e gravitacionit të saj.

Çdo thithje të Hapësirës së zgjuar nga Vrima e zezë, ia ndryshon gjendjen Vrimës së zezë, duke ia ndryshuar vlerën e gjendjes energjetike, dhe nivelin energjetik, si rezultat i kësaj kemi rritjen e vëllimit, dhe rrezen e gravitacionit të saj. Kjo rritje e Vrimës së zezë, mund të zgjas deri në atë shkallë, sa të arrihet maksimumi i përqendrimit të Hapësirës së zgjuar në një vëllim të vetëm të kufizuar, dhe pastaj do të shpërthej në momentin, kur fillon të tejkalohet kufiri i maksimumit të përqendrimit të Hapësirës së zgjuar,duke u ndarë në shumë gjendje energjie me nivele të ndryshme energjetike. Nga kjo mund të konkludojmë, se koha nuk është ndalur pas krijimit të Vrimës së zezë në Vrimën e zezë, por ka ecur vazhdimisht, sepse kemi pasur ndryshim të gjendjes që nga fillimi i formimit të Vrimës së zezë deri në momentin e shpërthimit. Ky shpërthim paraqet edhe fundin e jetës së Vrimës së zezë dhe fillimin e një ngjarje të re. Nga sqarimet që u dhanë më lartë, për veprimin e Hapësirës së fjetur, dhe Hapësirës së zgjuar ndërmjet vete, mund të pohojmë se:Hapësira e fjetur dhe Hapësira e zgjuar, e kthejnë njëra- tjetren në gjendjen e vet, dhe nga kjo, mund të përfundojmë, se Hapësira e zgjuar dhe Hapësira e fjetur i nënshtrohen ligjit të ripërtëritjes. Procesi i ripërtëritjes së Hapësirës së zgjuar dhe Hapësirës së fjetur, paraqet vazhdimisht ngjarje të cilat përshkruhen me kohë.

Ç`është Zoti(Krijuesi), dhe a ekziston Zoti(Krijuesi)

Pyetjet ç`është Zoti(Krijuesi), dhe a ekziston Zoti(Krijuesi), janë pyetje që historikisht e kanë munduar njerezimin. Përgjigjje këtyre pyetjeve po u japim, duke u bazuar në argumente shkencore. Si argument shkencor e kemi ligjin e parë të Njutonit mbi ndërrimin e gjendjes, ku thot se: `Çdo gjë e ruan gjendjen e vet të qetësisë, ose të lëvizjes deri sa një force t`ia ndryshoj ate’. Duke u bazuar në këtë ligj, i cili është vërtetuar shumë herë, dhe mundet leht të vërtetohet në çdo çast, na ndihmon që t`u përgjigjemi këtyre pytjeve që i parashtruam më parë.

Ç`është Zoti(Krijuesi)-Zoti është krijuesi i Hapësirës, ndërtuesi i botërave, dhe kontrollues i tyre.

A ekziston Zoti(Krijuesi)- po Zoti ekziston, sepse si argument për këtë e kemi Krijimin që e ka bërë, e ky krijim është Hapësira e fjetur, dhe shnderrimet, që u ka bërë sasive të Hapësirës së fjetur në Hapësirë të zgjuar,kur i ka ndërtuar botërat, duke e i ngacmuar sasi të Hapësirës së fjetur të cilat janë shendrru në Hapësirë të zgjuar në gjendje të qendrueshme të zgjuar.

Nga njohuritë fizike që kemi për botën, e dijmë që bota është e ndërtuar nga ndryshimi i gjendjes së një sasie të Hapësirës,e cila ka qenë në gjendje qetësie(fjetur), duke e shnderruar në Hapësirë në gjendje të ngacmuar(zgjuar) në gjendje të qendrueshme të ngacmuar.

Vëtëm Krijuesi ka ekzistuar, dhe ekziston gjithmonë. Po të mos ekzistonte Krijuesi përgjithmon, do të shtrohej pyteja se kush e krijoi Krijuesin para se Krijuesi të krijoj Hapsirën dhe ti ndërtoi botrat? Pra për një ndryshim të gjendjes duhet të ketë shkaktarin. Nga ky përfundim mund të konkludojmë se Krijuesi ka ekzistuar dhe ekziston gjithmonë. Vetëm Zoti mund të quhet Krijues, dhe pse? Sepse Zoti kur ka vendosur të ndërtoj botërat, e ka krijuar Hapësirën. Hapësira që është krijuar nga Krijuesi, ka qenë në gjendje qetësie(të fjetur). Për të ndërtuar botërat, Krijuesi pjesë të Hapësirës së fjetur i ka ngacmuar deri në atë shkallë, sa që Hapësirae fjetur e ka ndërruar gjendjen e vet, dhe ka kaluar në gjendje të Hapësirës së zgjuar(ngacmuar) në gjendje të qendrueshme. Çdo gjendje e Hapësirës së ngacmuar, me sasi dhe nivel të ndryshëm energjetik për t`u përfituar, mund të bëhet vetëm në kushte të caktuara dhe ligjshmëri të caktuara. Bashkveprimi i sasive të Hapësirave të zgjuara ndërmjet vete, bëhet përmes ligjeve të caktuara.Nga kjo mund të përfundojmë, se çdo sjellje dhe bashkeveprim i Hapësirës së fjetur me Hapësirën e zgjuar, dhe Hapësirave të zgjuara ndërmjet vete, bëhet permes ligjeve të caktuara. Këto ligje mund t`i caktoj vetëm Krijuesi.

Zoti e ka krijuar Hapësirën, por vet është jashtë Hapësirës dhe Kohës.

Koha vlenë vetëm për Hapësirën, por jo edhe për Krijuesin.

Ndërrimi i gjendjes së Hapësirës bëhet në bazë të ligjshmërisë së caktuar nga Krijuesi.

Pse ligji mbi ruajtjene energjisë duhet të zëvendësohet me ligjin për Hapësirën

Ligji mbi ruajtjen e energjisë, thotë se energjia as nuk mund të zhduket e as të krijohet, por mund të transformohet nga një formë në formën tjetër. Nga Fizika dihet se edhe nxehtësia është një gjendje energjiee pa qëndrueshme e Hapësirës së zgjuar, nëse takohet me Hapësirën e fjetur, përthithet nga Hapësira e fjetur në trajtë të pa kthyeshme.Çdo gjendje energjie e Hapësirës së ngacmuar, mund të kthehet e tëra në nxehtësi, pastaj të përthithet nga Hapësira e pa ngacmuar në trajtë të pa kthyshme.

Nga katër forcat qe njeh Fizika sot në natyrë, e të cilat janë: 1) Forcat bërthamore; 2) Forcat gravitacionale; 3) Forcat elektrike; 4) Forcat magnetike, mund të shfrytëzohen per të ndërtuar makina për prodhim të energjisë.

Forcat gravitacionale janë forca, të cilat ekzistojnë vazhdimisht aty ku ka masë. Forcat magnetike mund të ekzistojnë një kohë të gjatë në materialet magnetike (magneti i përhershëm). Nëse ndërtohen makina për prodhimin e energjisë, të cilat për prodhim të energjisë i përdorin forcat gravitacionale, dhe forcat magnetike, mund të prodhojmë energji vazhdimisht, sepse forcën për të prodhuar energji ia kompenzojnë forcat gravitacionale dhe forcat magnetike. Këtë energji mund ta shfrytëzojmë për ngacmimin e Hapësirës së pa ngacmuar dhe ta kthejmë në Hapësirë të ngacmuar në gjendje të qendrueshme.

Zevendësimi i ligjit për ruajtjen e energjisë me ligjin për Hapsirën:

Hapësira mund të krijohet dhe të ç’krijohet vetëm nga Krijuesi, ndërrimi i gjendjes së Hapësirës, nga gjendja e fjetur në gjendje të zgjuar dhe anasjelltas është vetëm shnderrim.

Përfitimi në mënyrë artificiale i Hapësirës së ngacmuar në gjendje të qëndrueshme në trajtë të energjisë dhe masës

Hapësira e pa ngacmuar, mund të kthehet në Hapësirë të ngacmuar në trajtë energjie, dhe mase në mënyrë artificiale.Kjo mund të bëhet nëse energjinë elektrike të prodhuar nga makinat elektrike, të cilat për prodhim të energjisë elektrike i shfrytëzojnë forcat gravitacionale, dhe forcat magnetike. Energjia elektrike e përfituar nga këto makina mund të bartet në transformator, por sekondari i transformatorit është një torus, ku brendësia e torusit është vakum, ku dhe induksionin elektromagnetik e koncentron në qendrën e vet. Nëse energjia e koncentruar në qendrën e torusit e ka sasinë e nevojshme, dhe nivelin energjetik të mjaftueshëm dhe veprohet me kohë të mjaftueshme kthehet në grimca të ndryshme elementare energjie dhe mase, të cilat janë në gjendje të qëndrueshme.

Nga ky konstatim, mund të përfundojmë se e kemi bërë përfitimin e energjisë elektrike, duke i shfrytëzuar forcat e pa shterrshme, dhe e kemi kthyer këtë energji në grimca energjie dhe mase në gjendje të qendrueshme.

Pretendimet

  1. Zoti ekziston sepse si argument për këtë e kemi Krijimin që e ka bërë, e ky krijim është Hapësira në gjendje të fjetur, dhe shnderrimet e Hapësirës së fjetur që i ka bërë, kur ka vendosur për t`i ndërtuar botërat, duke zgjuar sasi të Hapësirës së fjetur në Hapsirë të zgjuar në gjendje të qendrueshme të zgjuar.

  2. Zoti është krijuesi i Hapësirës, ndërtuesi i botërave, dhe kontrolluesi i tyre.

  3. Hapësira e pa ngacmuar është krijimi i vetëm nga Krijuesi, kur Krijuesi ka vendosur të ndërtoj botërat.

  4. Koha vlenë vetëm për Hapësirën, por jo edhe për Krijuesin.

  5. Krijimi i Hapësirës, dhe Ndërrimi i gjendjes së Hapësirës, bëhet në bazë të ligjshmërisë së caktuar nga Krijuesi.

  6. Vetëm Zoti mund të quhet Krijues, sepse Zoti, kur ka vendosur të ndërtoj botërat, e ka krijuar Hapsirën.

  7. Hapësira mund të krijohet dhe të ç’krijohetvetëm nga Krijuesi, ndrrimi i gjendjes së Hapësirës nga gjendja e fjetur në gjendje të zgjuar, dhe anasjelltas është vetëm shnderrim.

  8. Hapësira e fjetur dhe Hapësira e zgjuar, e kthejnë vazhdimisht njëra- tjetren në gjendjen e vet.

  9. Hapësira e zgjuar dhe ajo e fjetur, i nënshtrohen ligjit të ripërteritjes.

  10. Koha ka filluar atëhere, kur Krijuesi ka filluar të krijoj ngjarjen e parë. Si ngjarje e parë llogarit vendimi, që ka marrë Krijuesi për ndërtimin e botërave, dhe për këtë krijoi Hapësirën e fjetur.

  11. Me botëra kuptojme zgjimin e sasive të mëdha të Hapësirës së fjetur, të cilat kalojne në gjendje të qëndrueshme në Hapësirë të zgjuar.

  12. Sasia e ngacmimit të Hapësirës së pa ngacmuar, për t`u kthyer në Hapësirë të ngacuar në gjendje të qëndrueshme nga e cila janë ndërtuar botërat, janë të ndryshme, me nivele të ndryshme energjie, të ngacmuara në kohë të ndryshme, me gjatësi kohore të ndryshme, dhe në vende të ndryshme.

  13. Gjithçka që ekziston përveç Krijuesit është në dy gjendje hapesinore e ato janë: 1) Hapësira e pa ngacmuar (e fjetur), dhe 2)Hapësira e ngacmuar(e zgjuar).

  14. Çdo gjendje energjie me nivele të ndryshme energje e Hapësirës së zgjuar, mund të kthehet në Hapësirë të fjetur.

  15. Energjia dhe masa, mund të shnderrohen në trajta të njëra- tjetrës. Energjia dhe masa mund të kthehen në nxehtësi, pastaj të përthithen nga Hapësira e fjetur në gjendje të pa kthyeshme.

  16. Gjendjet të pa qëndrueshme të Hapësirës së zgjuar janë: kur ajo gjendet në trajtë të nxehtësisë, ngacmimi i Hapësirës së pa ngacmuar, gjatë lëvizjes së Hapësirës së ngacmuar në hapësirën e pa ngacmuar, përkulja e Hapësirës rreth Hapësirës së ngacmuar në gjendje të qëndrueshme gjatë lëvizjes etj.

  17. Koncentrimi i sasisë së Hapësirës së pa ngacmuar, duke u ndrydhur në një vëllim të vetëm shumë të vogël të kufizuar, është i kufizuar. Pra ndrydhja e sasise së Hapësirës së pa ngacmuar në një vëllim të vetëm të kufizuar e ka vetinë e ngopjes.

  18. Ligji për ruajtjen e energjisë duhet të zëvendësohet me Ligjin për Hapësirën.

  19. Koha është më e vjetër se Hapësira.

05/03/2018 Prishtinë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img