19,04,2024

Zhvillimet në VV

Must Read

Nexhat Shahini

E nisa shkrimin me shkas, duke marrë për bazë zhvillimet politike-organizative brenda Lëvizjes VV, e cila me gabimet politike të partive të tjera, arriti të rangohet si subjekti me më shumë përfaqësues në Parlamentin e Kosovës.

Kjo dukuri e rritjes enorme, siç ndodhi ne zgjedhjet e përgjithshme, nuk vazhdoi në ato lokale, por prapë se prapë arriti të shkoj në balotazh në disa komuna, në të cilën garë me mund të madh arriti ta ruaj qeverisjen në Prishtinë, për të cilën konsideroj se nuk duhet ti atribuohet VV-së dhe politikave të tij, por Shpend Ahmetit, i cili u ndihmua nga strukturat e partisë së VV-së, në koalicion me AKR-në, por jo edhe nga lideri shpirtëror Albin Kurti, sepse ai ishte në luftë të hapur me Kadri Veselin për Mitrovicën e Jugut, nuk i bënte përshtypja e qeverisjes në Prishtinë, e donte të sfiduar Kadri Veselin, me këtë e ka inatin personal.

Politik bërja e Albinit, kryeneçia e tij, arriti që brenda këtij subjekti politik të nisin fërkimet, kush dhe si do të radhitet.

Kohë më parë, nga Sekretari Organizativë u largua Dardan Molliqaj pa zhurma të mëdha, e që në ditët e sotme po argumentohet se ishte i detyruar nga baba i partisë, për të cilin rast mbeti i izoluar dhe nuk u tha as edhe një fjalë se nga kush ju kërkua dorëheqja, apo (dyshoj) në një marrëveshje të propozuar për Dardan Molliqaj për të qenë në krye të kësaj partie.

Zhvillimet e fundit tregojnë për një luftë klasash brenda VV-së dhe ndarja e saj në dyshë.

Me shumë na lenë të kuptojmë në fjalën popullore (thik pas shpine) për interesa individuale, kush kënd po e sfidon, apo ndoshta jemi të njohur si popull të vrapojmë pas viktimës, siq thotë një fjalë popullore ( xhemati shkon pas xhenazes).

Mund të ketë hipoteza të ndryshme, por konsideroj se këto zhvillime të ditëve të sotme, përdorimi i gjuhës banale e të pakontrolluar, VV-në po e dërgon drejt fatit të LDK-së, ku u nda në dysh për pushtet.

Kjo luftë e nisur brenda subjektit VV, e ka zanafillën brenda saj, pavarësisht nga hipotezat e ngritura, se këto fërkime mund të vijnë nga jashtë saj.

Individ ambicioz, karrieristë, duan të arrijnë në kryje të saj, me plot të drejt, duke shpresuar në rritjen e vazhdueshme të këtij subjekti politik, për të qenë sa më afër kapjes së pushtetit në duar.

Këto iluzione për pushtet, kanë filluar t’ia hjekin maskën e kamufluar njerëzve të VV-së, për të cilën konsideroj se është mëse normale lufta për pushtet, por pa dëmtuar të tjerët.

Rreshtimet e dy grupacioneve, kush me kënd, brenda kësaj Lëvizje, kanë për qëllim dëmtimin e grupit tjetër.

Mbajtja e incidenteve të izoluara brenda subjektit me sistem komunistë, ka krijuar një revash ndërmjet individëve, e që si pasoj shpërthyen mllefet e zemërimet në opinion.

Me zhvillimet e fundit në Lëvizjen VV, po argumentohet edhe njëherë, se subjekteve politike në vend, në theks të veqant ato subjekt të mëdha për nga numri, ju mungon demokracia mirëfillt, e në forma të ndryshme mundohen ta paraqesin sistemin demokratik për opinioni ndërkombëtarë e diplomatet e akredituar në vendin tonë, e që në fakt zhvillojnë sistem komunist.

Liderët politik të cilët rreth vetes mbledhin njerëz labil, marioneta për përdorim, duke i injoruar njerëzit e punës e vullnet mirë, ata që planifikojnë të mirën për vendin, kanë për ta pasur fundin e hidhur.

Demokracia brenda subjekteve politike duhet kultivuar, të vihet në pyetje meritokracia e shumë të rinjve, që mundohen me forcat e tyre të shërbejnë nëpër subjekte të ndryshme, të promovohen rinia, tu jepet mundësia, e jo të përfshihen në plan programe vetëm nëpër kohë fushatash.

Jetoj në shekullin e zhvillimit. Ka kaluar koha e miteve. Sot vendi kërkon punë. Bota e zhvilluar perëndimorë nuk na donë në gjirin e saj në këtë gjendje siq jemi të katandisur në ditët e sotme.

Nexhat Shahini

MA-Historian

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img