19,04,2024

Zhvendosen kioskat afër Kishës Ortodokse

Must Read

Ferizaj.13.02.2018. Kioskat e vendosura afër Kishës Ortodokse në Ferizaj u zhvendosën përkohësisht në sheshin e qytetit me kërkesë të prijësve të kësaj kishe. E gjithë kjo për arsye se brenda oborrit të këtij kulti fetar, siç u tha, do të hapet një barnatore private.
Pronari i njërës nga kioskat e vendosura në këtë pjesë Lirim Kryeziu, thotë se kjo do t’i dëmtoj shumë ata, meqë vendimi për të operuar në shesh është i përkohshëm.
“Kjo është zgjidhje për tre muj ditë, është e përkohshme, pas tre muj ditëve nuk e dimë se çka do të bëhet, nuk kemi asnjë marrëveshje, kjo po bëhet vetëm me ja liru pamjen një biznesi privat, pra ne po dëmtohemi dhe pas tre muajve si biznese të vogla që jemi do të jemi të dëmtuar, kjo është arsyeja me u liru pamja e këtij objekti, sipas informatave që i kemi është barnatore, tash nuk e dimë se qysh tek”, tha Lirim Kryeziu.
Ndërsa, drejtori i Urbanizmit në Ferizaj Lulzim Aliu, tha se vendimi për ndërtimin e objektit brenda kishës nuk është lëshuar nga komuna, por nga organet e nivelit qendor.
“Ka qenë kërkesë prej kishës që me i zhvendos ato dy kioska, sepse janë pikërisht para një objekti të cilën e kanë ndërtuar ata brenda oborrit të kishës, në fakt kisha e ka lejen e ndërtimit marrë nga Ministria e Kulturës, gjegjësisht prej Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe qasja e jonë në këtë drejtim ka qenë e papërfillshme, ka leje dhe ne tash patjetër duhet me i kriju kushte që ai objekt me funksionu”,tha Aliu.
Aliu tha se për kioskat që sot u larguan nga aty do të gjendet një vend i përshtatshëm.
“Sheshin kemi me trajtu shumë shpejt, prandaj edhe leja e zhvendosjes ka qenë afatshkurtër tre muaj dhe unë nuk besoj që do të kalojnë tre muaj që ne duhet me riorganizu sheshin sepse sheshi ka marrë një pamje shumë të keqe, si me qenë më teper treg sesa shesh, ndërsa për kiosqet do të gjejmë një vend të përshtatshëm ku ata kanë interes për me vazhdu punën, qëllimi i im nuk ka qenë që ata me i zhvendos në një vend ku ata nuk kanë punë, sepse ata e kanë një kontratë para 7-8 vitesh edhe normalisht që zgjidhja që bëhet duhet të jetë e pëlqyer edhe nga ata, por edhe nga ne”,tha Aliu.
Këto kioska që sot u zhvendosën qëndruan në këtë vend që nga viti 2013, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img