19,04,2024

Zharku: Po punohet për projektin e futjes së hekurudhës nën tokë

Must Read

Për njërin nga premtimet kryesore elektorale të kryetarit Svarqa për futjen e hekurudhës së qytetit të Ferizajt nën tokë, ka filluar të angazhohet Qeveria e Kosovës. Sipas ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku për këtë projekt është duke u punuar dhe do të veprohet varësisht nga rekomandimet e studimit të fizibilitetit.

“Projekti po punohet, në realitet tani jemi në fazën e shqyrtimit për punimin e studimit të fizibilitetit në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, aktualisht jemi në fazën e parakualifikimit të kompanive që kanë me ndërtu, jemi marrë vesh që kjo fazë të zgjatet pak derisa ne në anën tjetër për 3-4 muaj ta kryejmë studimin e fizibilitetit në përputhje me rekomandimet e studimit të fizibilitetit do të veprojmë dhe si Qeveri do ta respektojmë atë”,tha Zharku.

E, në partinë më të madhe opozitare në Ferizaj, PDK, shprehen pesimist se një projekt i tillë do të realizohet, ngase sipas tyre asnjë projekt kapital i premtuar nga kryetari Svarqa nuk është realizuar gjatë këtyre viteve sa ai ka udhëhequr me Ferizajn.

 “Ne ende nuk kemi një projekt se si do të menaxhohet hekurudha në komunën e Ferizajt, ne si parti shpeshherë dhe vazhdimisht e kemi potencuar se me hekurudha duhet të krijojmë një qasje serioze, një projekt i cili do të jetë i implementueshëm, nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme me hekurdha. Të gjithë e dimë se kryetari Svarqa ka pas premtuar kafaze por nuk ka kafaze sepse ka qenë projekt qesharak. Brenda këtyre viteve nuk është bërë asnjë nënkalim i cili do ta lehtësonte kalimin e qytarëve nga njëra anë në tjetrën, ne nuk kemi asnjë lloj qasje serioze lëre më që të flasim për këtë projekt kaq të madh.  Unë mendoj se aktiviteti i parë vjen nga kryetari i komunës i cili duhet të ketë një qasje më serioze dhe të kuptoj në thelb  se si funksionon hekurdha dhe më pastaj që të krijohen projekte, ne dyshojmë që nuk do të bëhet fare në këtë qeverisje”,tha Bytyqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës  para një viti ka nënshkruar një marrëveshje për kredi në vlerë prej 42 milionë eurosh me Bankën Evropiane për Investime, si dhe me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë 40 milionë euro,  për modernizimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore që përshkon Kosovën nga Hani i Elezit, e deri në Leshak. Gjatësia e kësaj hekurudhe arrin në 148 kilometra./Televizioni Tema

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img