19,04,2024

Zbuluesi i baterive litium-jon ka një shpikje tjetër revolucionare

Must Read

Shpikësi i baterive litium-jon, 94-vjeçari John Goodenough, ka bërë në zbulimin të ri të rëndësishëm – bateri qelqi që mund të përmirësojnë ndjeshëm problemin e ruajtjes së energjisë elektrike.

Shpikja e re e Goodenough tërhoqi vëmendjen e gjigantëve në sektorin e teknologjisë.

Eric Schmidt, drejtor i Alphabet-it, kompansë amë në të cilën është edhe Google, tha në Twitter se Goodenough ka zhvilluar qelizat e para të baterive që janë tërësisht në gjendje të ngurtë.

Goodenough pretendon se bateritë nga qelqi e kanë densitetin e energjisë tri herë më të madh se bateritë litium-jon.

Gjenerata e re dhe më e fuqishme e baterive mund të bëhet vetëm prej qelqi, thuhet në një artikull të Goodenough dhe ekipit të tij. Ato mund të ruajnë dhe transferojnë energjinë në temperatura më të ulëta se sa baterië litium-jon, ndërsa mund të bëhen nga natriumi, që në Tokë është me bollëk.

Goodenough dhe ekipi i tij thanë se “qelizat e sigurta dhe plotësisht të ngurta, me kapacitetet e mëdha që kanë duke marrë parasysh dendësinë e lartë të energjisë dhe me cikle të gjata të jetës, janë të përshtatshme për të vënë në lëvizje automjetet elektrike apo për ruajtjen e energjisë elektrike nga era apo dielli”.

Hulumtuesit janë duke punuar në disa patenta dhe po kërkojnë partnerë ndërmjet prodhuesve të barterive, edhe pse ekspertët thonë se është një rrugë e gjatë nga laboratori në fabrikë.

Për bateritë litium-jon të Goodenough u deshën 11 vjet për të filluar përdorimin komercial në vitin 1991.

“Ne besojmë se zbulimi ynë zgjidh shumë probleme të baterive të sotme”, tha Goodenough në një deklaratë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img