18,04,2024

Zbulohen detaje të iPhone 8 (FOTO)

Must Read

Përderisa Apple po përgatitet që ta lansojë modelin më të ri të celularit iPhone këtë javë, duket se një punëtor ‘i pakënaqur’ i kompanisë e ka mposhtur gjigandin teknologjik, duke zbuluar emrin e pajisjes dhe veçoritë.

iPhone 8 është celulari më i rëndësishëm i krijuar ndonjëherë nga Apple dhe pritet të lansohet gjatë një eventi të kompanisë në zyrat e reja në Kaliforni nesër.

Por, ajo çfarë do të duhej të mbetej befasi për 10 vjetorin e celularit të parë të Apple duket se është shkatërruar nga një punëtor i pakënaqur, i cili zbuloi detaje të tij në internet, thuhet sipas BBC, transmeton Gazeta Express.

Blogeri i Apple, John Grubber, tha se është pothuajse i sigurt se ky zbulim ishte i qëllimshëm. “Jam shumë i sigurt që ky nuk ishte ndonjë gabim, por një veprim i qëllimshëm nga një punëtor mashtrues i Apple.

Punëtori zbuloi dizajnin e iPhone në detaje, një pamje të kamerës së përmirësuar dhe një sistem të ri radikal për hapjen e celularit, me një mori informacionesh të tjera.

Sipas punëtorit, Apple do t’i emërojë celularët iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus për dy pajisjet LCD. Më pas, iPhone X është emri për modelin OLED.

Në vend të një skaneri të padukshëm për shenja të gishtit, përdoruesit do të përdorin një kod ose sistemin e ri për njohje të fytyrës për ta hapur celularin.

Apple ka konfirmuar se iPhone i ri do të lansohet në teatrin Steve Jobs brenda zyrave të reja të kompanisë më 12 shtator.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img