20,04,2024

ZBATIMI I LIGJIT DHE NDRYSHIMI I SJELLJEVE NË TRAFIK SI PARAKUSHT PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE RRUGORE

Must Read

ZBATIMI I LIGJIT DHE NDRYSHIMI I SJELLJEVE NË TRAFIK SI PARAKUSHT PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE RRUGORE
Sot vlerësohet se ndryshimi i sjelljes së pjesëmarrësve në trafik paraqet mundësinë më të mirë për reduktimin, përkatësisht parandalimin e aksidenteve rrugore. Këtu rolin e rëndësishëm e kanë ligjet, nga të cilat varet sjellja e pjesëmarrësve në trafik. Që të realizohej kjo mundësi, patjetër që duhet të vendoset një ligj i mirë, që pjesëmarrësit në trafik ta zbatonin atë dhe të gjobiteshin ata që veprojnë në kundërshtim me të.
Zbatimi i ligjit duhet të kishte qëllime afatgjata dhe afatshkurta, të cilat do të mund të realizoheshin në tri faza:
Faza e parë- NDRYSHIMI I SJELLJES PËR SHKAK TË PRANISË SË POLICISË. Këto ndryshime të sjelljes më shumë janë efekte momentale në teren, përkatësisht në vendin dhe kohën kur zhvillohen kontrolle të trafikut nga policia. Për shembull ngasësit do të zvogëlonin shpejtësinë e lëvizjes apo do të respektonin semaforin kur ata e dinë se ka prani të policëve, përkatësisht kontrollë të tyre në atë lokacion
Faza e dytë- NDRYSHIMI I QËNDRIMEVE. Këto më tepër janë efekte, të cilat krijohen në vendin apo për kundërvajtjen e caktuar dhe vijnë si rezultat i pranisë së vazhduar të kontrollova përmes radarëve, kamerave statike apo edhe pranisë së policisë, ndërsa zgjasin edhe pas kalimit të kontrollave. Për shembull, pas një kontrollimi të gjatë të kalimit në semafor apo lidhur me shpejtësinë maksimale, ngasësit do të respektojnë semaforin apo do të ngadalësojnë shpejtësinë edhe kur nuk ka kontrollë të policisë së trafikut. Kësaj pra më shumë do ti kontribonte kontrollimi automatik i trafikut (përmes radarëve dhe kamerave).
Faza e tretë- NDRYSHIMI I NORMAVE MORALE-SOCIALE. Këto janë efekte afatgjata, që realizohen përmes kampanjave të projektuara në mënyrë profesionale, e që qëllim në vete kanë parandalimin e rrezikut nga ndonjë kundërvajtje e veçantë. Kështu për shembull nëse pas disa viteve kampanja (si në mediet e shkruara po ashtu edhe ato elektronike) për zbatimin e ligjit të rregullave të trafikut, shumica e ngasësve do të pranojnë se hyrja në dritë të kuqe apo edhe tejkalimi i shpejtësisë nuk është e moralshme. Në këtë mënyrë edhe do të reduktohej numri i I atyre ngasësve të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut në çdo kohë dhe në çdo vend.
Në fund që të arrihen këto që u thanë, kërkohet: ligj i mirë i rregullave të trafikut, zbatim i ligjit (efikasitet i policisë) dhe efikasitet i gjykatave.

Shkruan:
MSc.Xhemil HALILI, inxhinier i komunikacionit rrugor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img