24,04,2024

Zani tentoi të përdhunojë 12-vjeçarin para se t’ia prej kokën

Must Read

Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit të cilët prej 12 orë kanë marrë në pyetje Zanin të skeduar si përdorues droge dhe person me probleme mendore. Në trupin e të miturit 11-vjeçar janë gjetur shenja dhune ndërsa një pjesë e teshave të tij kanë qenë të grisura sqaruan burime për Report Tv.

Por ky nuk është krimi i vetëm i Zanit tashmë të arrestuar. Ai dyshohet se ka vrarë dhe një 9-vjeçar tjetër nga fshati Palasë pasi prej 2 ditësh nga 9-vjecari Kiço Konomi nuk ka asnjë gjurmë dhe familjarët e tij i janë drejtuar policisë.

Nga deklarimet e banorëve të zonës Konomi dhe Zani prej më shumë se 5 muaj shoqëroheshin bashkë nëpër fshat dhe njiheshin si persona problematikë, hajdutë dhe ngacmues të kalimtarëve apo turistëve në zonë.

Zhdukja në të njëjtën ditë e Konomit 9-vjeçar me gjetjen e trupit të paketë të 12-vjeçarit A .Zariu ka bindur hetuesit se Jorgo Zani qëndron pas kësaj ngjarje dhe kjo për faktin se Konomi mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e A.Zariut.

Një tjetër pistë e hetuesve është dhe ajo e pjesmarrjes së 9-vjeçarit në të njëjtin krim me Jorgo Zanin për të vrarë A.Zariun e më pas Konomi të jetë vrarë nga Zani për të mos treguar se çfarë ndodhi në banesën e këtij të fundit.

Trupi i të miturit mbetur viktimë e monstrës 36-vjecar Jorgo Zani është tërhequr nga familjarët e tij të cilët janë kthyer me urgjencë të mërkurën nga Greqia dhe këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e Fierit ku dhe jetonte familja Zariu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img