24,04,2024

Zaev e pret vendimin për rastin “Puç”. Nuk thotë asgjë për platformën e shqiptarëve (Video)

Must Read

“Unë nuk e kam marrë, avokatët e mi veçmë e kanë marrë, me siguri për shkak se jam shpesh në Shkup, ndërsa adresa ime e shtëpisë është në Strumicë. Besoj që sot ose nesër me siguri do të arrijë”, tha Zaev.

Sot, vlerësoi, ndodhi turp në gjyqësinë e Maqedonisë.

“Zllatko Bikovski, i cili e udhëhiqte rastin ‘Puç’, erdhi ta zëvendësojë Vladimir Milloshevskin. Milloshevski konstatojmë nuk është kompetent dhe nuk ka kompetencë të përfaqësojë akuzë të tillë. Bikovski në seancën paraprake konfirmoi se ka të drejtë ta përfaqësojë akuzën e tillë. Vetë vetiu, kjo është absurde dhe kontradiktore”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve pse deri tani nuk ka dhënë koment për platformën e partive shqiptare, Zaev u përgjigj se kanë çfarë të thonë për platformën dhe se kanë qëndrim të tyre.

“Kemi edhe atë shumë të themi për platformën. Ne kemi qëndrimin tonë. Sepse ata e publikojnë platformën me qëllim konkret – mandatari ta dëgjojë. Mandatari është Nikolla Gruevski. Pse ju të mos e komentoni, ose avokatët e mi, ose dikush krejtësisht i tretë? Ashtu edhe unë, nuk jam i ftuar ta komentoj këtë, për shkaqe të thjeshta, duke respektuar parime dhe rregulla. Mandati është dhënë te Nikolla Gruevski. Ai duhet të bëjë hapin”, tha Zaev.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img