29,03,2024

William Walker viziton Ekspozitën Tradicionale të Pavarësisë

Must Read

Ferizaj.23.02.2018.Këtë të premte Ambasadori Amerikan William Walker ka vizituar Ekspozitën Tradicionale të Pavarësisë,çmimi “Gursel Sylejmani” në Ferizaj.
Gjatë vizitës së tij Ambasadori amerikan z.Walker,u befasua për të mirë,për numrin e madh të pikturave si dhe për kualitetin e tyre. Po ashtu shprehu interesim rreth konceptit të eskpozitës,po në veçanti rreth emrit të çmimit,të cilin me shumë krenari u prezantua,emri i përveçëm i çështjes kombëtare të artistit dëshmor Gursel Sylejmanit.
Befasia më e madhe ishte kur ambasadori z.Walker u taku dhe me portretin e tij,të ekspozuar në këtë ekspozite,ku autorja e pikturës znj,Ermira Murati i`a shpjegoi konceptin e saj dhe në shenjë falënderimi dhe i`a dhuroi.
Kryetarja e shoqatës Aef Kolombi, znj.Pranvera Sylejmani i`a dhuroi një fotografi të Reçakut,të autorit Hazir Reka.
Po ashtu edhe skulptori Agon Qosa vet i`a dhuroi një skulpturë.
Vizita e Ambasadorit William Walker,ishte edhe kulmi i festimit të 10 Vjetorit te Pavarësisë !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img