18,04,2024

VV: Po ndodhë rrënimi social

Must Read
Fatmire Mulhaxha – Kollçaku

 

Sipas saj, Qeveria të cilën ajo e quajti ‘Pronto’ ka formalisht politika sociale por praktikisht rrënimi social është duke ndodhur para syve tanë.

“Isa Mustafa do të mbahet mend po ashtu si Hashim Thaçi si dy kryeministrat me antisocialë në historinë e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Mulhaxha-Kollçaku ka listuar problemet që po u rëndohen çdo ditë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht kategorive të caktuara.

Nënkryetarja Kollçaku ka thënë se vetë fakti që Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale është caktuar edhe në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë, flet për trajtim joserioz të çështjeve sociale.

Ajo theksoi edhe “problemin e nepotizmit në punësim”, duke rikujtuar se si në Kosovë punësim gjejnë vetëm ata që kanë lidhje partiake ose familjare me klanin Pronto.

“Çdo herë kur duhet të bëhen shkurtime buxhetore, dhe kur nën presionin e grupacioneve të ndryshme duhet të gjenden disa mjete financiare, kjo qeveri gjithmonë bën shkurtime të kategoritë me të ndjeshme”, deklaroi Mulhaxha-Kollçaku./lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img