20,04,2024

Votohet Ligji për Sponsorizimin e sporteve

Must Read

Me 74 vota për deputetët e Kuvendit kanë kaluar në lexim të dytë Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe me 79 vota për amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka shpjeguar amendamentin e 5-të që harmonizon ligjin për sponzorim. Ai ka ftuar deputetët ta votojnë pasi që thotë se është në të mirë të sportit kosovar.

“Siç e dini vitin e kaluar kemi nxjerrë edhe një rregullore për kriteret për procedurat dhe dhënies së donacioneve. Më lejoni të lexoj nenin 7 që thotë se: sportisti individual përfiton aprovomin nga klubi, federata, komiteti olimpik dhe komiteti olimpik aplikon në MKRS. Është një mekanizëm I tërë i kontrollit. Te pjesa e auditimit kemi nenin tjetër që obligon që të sillet auditori në MKRS. ju ftoj që ta votoni këtë amandament dhe t’i hapni rrugë amandamentit për sponsorizim. Kjo do thotë më shumë medalje për sportistët.

Bekim Haxhiu në emër të propozuesit, dha arsyet pse e kanë ndryshuar këtë amendament.

“Amandamentit që e kam bërë e kam bërë me arsye se ligji të cilin e vtouam nuk gjeti zbatim sepse administrata tatimore nuk e mori në konsideratë sepse duhej ti referohej ligjit bazik. Pse 30 për qind për sportin e 20 për kulturën. Sepse kultura financohet edhe prej buxhetit të shtetit ndërsa sporti jo.  Ne deshëm të bëjmë atë që duhet të bëhet për sportin. Nëse kjo 30 milionë që kanë me perfitua sporti ka me qenë në dorën e biznesit se ku donë me investua, por jo me e përcaktua ministri ose qeveria se ku kanë me shkua. Biznesi ka të drejtën e vet se ku ka me shkua kjo mundësi e financimit. Për këtë arsye e kemi bë këtë amandamenet që më herët nuk e ka marrë vëmendjen e duhur por sot falë sportistëve tanë e sensibilizuan edhe më shumë këtë që kemi nevojë për sportin”, th ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img