20,04,2024

Veseli në Ferizaj: PDK fiton në çdo stinë, në vjeshtë qeveris me Ferizajn

Must Read

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një tubimi zgjedhor me qytetarët e Ferizajt, ka thënë se në Ferizaj do të fitojnë bindshëm për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, njofton Klan Kosova.

Veseli përpara qytetarëve përsëriti edhe njëherë programin duke iu vënë fokus të veçantë ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë e arsimit.

“Në Ferizaj do të fitojmë bindshëm për të qeverisur katër vitet e ardhshme”.

“Fillimi i ri – Pas 12 qershorit mos të vonohemi, por të ecim fuqishëm përpara, shpresa e Kosovës së re, fuqizimi i Kosovës sonë sovrane, fuqizmi ekonomik, transformimi i vendit tonë në një vend të zhvilluar ekonomikisht”.

“Do të përkrahim ndërmarrësit që janë heronj të Kosovës, ata të cilët po punojnë për ta çuar Kosovën tonë përpara, ata që po prodhojnë, ata që po krijojnë vende të lira pune, do t’i përkrahim në mënyrën që të zgjerojnë prodhimtarinë e vet”.

“Fillimi i ri- mbështetje për fermerët, bujqit, ne duam të prodhojmë në republiken tonë, kjo është ajo që do ta bëjmë pas 12 qershorit, duke dyfishuar buxhetin në bujqësi”

“Fillimi i ri- fuqizimi i rinisë, më shumë se 70% këtu janë të ri, duhet t’i fuqizojmë ata duhet t’i bëjmë ata të cilët e meritojnë se rina s’është vetëm e ardhmja por edhe e tashmja, këtë rini duhet ta përgatisim për ekonomin e tregut të lirë, për konkurrencën që të jetë e gatshme të ballafaqohet me konkurrencë globale”.

“Fuqizmi i gruas në republikën e Kosovës, do ta bëjmë këtë me fillimin e ri”.

“Nuk do të lejojmë më të pasurohet e gjithë bota në kurrizin e sëmundjen tona, kemi mjekët të jashtëzakonshëm, janë të aftë, të mirë, do t’i fuqizojmë ata, do ta fuqizojmë sektorin e shëndetësisë publike, nuk do të lejojmë që nga Kosova të ikin mjekët tanë jashtë për shkak të kushteve të punës, do t’ju rrisim pagat dhe do t’i përmirësojmë kushtet e vendit të punës”.

“Do ta kemi edhe një ushtri të fuqishme, prioritet qysh në mandatin e fillimit të “fillimit të ri”.

“Do t’i përkrahim në të gjitha format, pensionistët”.

Në fund, Veseli tha se shtetin s’mund ta udhëheqin njerëz që s’kanë guxim të marrin vendime e njerëz që se njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“S’mund ta udhëheq Kosovën dikush që njeh si shtet të pavarur, shtet sovran, veç Serbia

se njeh flamurin e shtetit të Kosovës, a ju besohet këtyre”.

“Kosova ka nevojë që populli mos të ndahet, nuk kemi kohë për të humbur, nuk ka as Kosova jonë asnjë komoditet për t’i humb miqtë e vet, me SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Itali”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img