25,04,2024

Veseli në Ferizaj: Pa PDK-në nuk mund të kryhet asnjë punë e mirë për Kosovën

Must Read

Pasditen e sotme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli vizitoi degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Për ta pritur të parin e PDK-së, u mblodh kryesia e PDK-së në Ferizaj e prirë nga Kryetari i degës, Agim Aliu dhe deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica dhe Bajrush Xhemaili.

Temë bosht e diskutimeve në këtë takim ishte ruajtja e stabilitetit politik në vend, bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli me këtë rast vuri theksin tek Ferizaj, qyteti që po njeh ritme të jashtëzakonshme zhvillimi e ndryshimi rrënjësor si rezultat i punës së kryetarit të degës, përkatësisht Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai shtoi gjithashtu se është pikërisht Ferizaj, komuna ku PDK provoi më së qarti, vizionin e saj shtetndërtues e përkushtimin për projekte zhvillimore në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli theksoi edhe rolin e pazëvendësueshëm të PDK-së në qeverisje dhe faktin se është inkurajues mobilizimi dhe përkrahja gjithnjë në rritje e qytetarëve për PDK-në.

Nikoqirët, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Agim Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryesia e degës, falënderuan Kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer dhënë projekteve të Ferizajt që bënë qytetin tonë të njoh mundësi të reja për bizneset, zhvillim progresiv ekonomik, transformim rrënjësor në infrastrukturën publike, nisma e projekte këto që bëjnë Ferizajn e qeverisjen e PDK-së në këtë qytet, referencë e model të qeverisjes për interesin qytetar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img