25,04,2024

Veseli në Ferizaj: Fillimi i Ri është vazhdimësi i amanetit të dëshmorëve

Must Read

Ferizaj.21.05.2017. Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka vizituar Ferizajn ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë ferizajas në sheshin e qytetit.

Pas vendosjes së kurorës me lule pranë bustit të Ddëshmores së Kombit Hyrë Emini-Mira kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para se të filloi bashkëbisedimin me të rinjtë ferizajas ka shpalosur programin e Fillimit të Ri, si dhe i ka dhënë edhe njëherë mbështetje Arbana Xharrës për punën e sajë duke e quajtur femrën më të guximshme shqiptare.
“Ngecjet të cilat na përcjellën deri më tani, duke u nisur nga papunësia,ngecja ekonomike dhe kufizimi në lëvizje të lirë ishin në mungesë të një qeverisje të mirë. Fillimi i Ri do të trajtoj me një kujdes të veçantë të rinjtë, mjekët dhe shëndetësinë. Nuk ka kush që ndal zhvillimin tonë sepse ne nuk kem nevojë të shkojmë në Evropë sepse ne jemi vet perëndimi. Tani kemi lirinë dhe shteti dhe askush nuk mund te na pengoi që të ecim përpara. Do të vazhdojmë se bashku përpara me koalicionin i cili nuk është kundër askujt por është për një koalicion i cili do te qoj te gjitha proceset përpara. Kosovës i duhet një lidership i gatshëm që ka guxim të marr vendime në të mirë të qytetarëve. Të gjithë jemi shqiptar dhe kemi një flamur kombëtar,flamurin kuq e zi .Por rinia e Kosovës me gjak bëri të çliroi Kosovën dhe krijoi edhe një shtet të ri i cili tani ka edhe një flamur shtetëror të cilin duhet ta lartësojmë. Fillimi i Ri është vazhdimësi i amanetit të dëshmorëve që të ecim para dhe për një shtet ku do të qeverisim bashkërisht” ka thënë Veseli
Me këtë rast edhe Ministri në largim Memli Krasniqi kësaj radhe si ish udhëheqës i Rinis ka lëvduar rininë ferizajase për aktivitetin e sajë
“Është një takim i këndshëm me rinin e Ferizajt e cila gjithmonë ka qenë aktive.Rinia do të jetë pjesa e cila do të jetë më e përfaqësuara në udhëheqje nga subjekti i PDK-së” ka thënë Memli Krasniqi.
“Të gjitha ngecjet dhe problemet të cilat e përcjellën vendin deri më tani duhet të marrin fund me Fillimin e Ri” tha Krasniqi.
Para të rinjve ferizajas ka folur edhe anëtarja më e re e këtij subjekti politik ,Arbana Xharra. Ajo tha se në programin e Fillimit të Ri sheh mënyrën dhe zgjidhjen e problemeve të cilat me vite kanë përcjellë qytetarët e Kosovës.
“Për 18 vite radhazi kam bashkëjetuar me të gjitha problemet që kanë përcjellë këtë popull.Hapësira që më është dhënë në Fillimin e Ri dhe besimi im se permes këtij programe më ka bërë që të besoj në të ardhmen e Kosovës dhe të vendos që të ketë kushte për ti rriti fëmijët këtu. Besoj në vizionin e Fillimit të ri dhe realizimin e programit të tij” ka thënë Xharra.

Pas takimit me të rinjtë ferizajas, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli me bashkëpunëtorë takoi kryesitë e disa nga nëndegëve të PDK-së të Ferizajt.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img