25,04,2024

VERBËRIA PUSHTETARE

Must Read

Këto foto janë bërë në të njëjtin vend , ish rr. e “Varoshit” tani rr.e “Gursel dhe Bajram Sylejmani” . Si është katandisur kjo rrugë për 18-vite asnjë investim përveç se degradim, shkatërrim dhe uzurpim të hapësirës dhe pronës publike.

Kah do të lëviznin qytetarët , pleqët dhe fëmijët në këtë rrugë ku bizneset operojnë si në zona industriale shtuar kësaj edhe rrezikun e komunikacionit fare të pa kontrolluar nga policia.

Kjo tabelë ka muaj që lëvizë në pozita të ndryshme e nëpërkëmbur dhe me gjasë një ditë edhe do të zhduket, sepse verbëria pushtetare ka rrëshqitur nga qëllimi dhe objektivi që duhej të kishte një qeverisje demokratike. Pra, nga qëllimi i sigurisë, qëllimi për lëvizje të lirë, qëllimi i ruajtjes dhe mbrojtjes së hapësirës publike, qëllimi për mirëqenje qytetare dhe ruajtje të dinjitetit qytetar e patriotik. Kjo tabelë dhe shumë të tjera kan mandatin e përjetësisë , nëpërkëmbja e tyre dëshmon më së keqi verbërinë e katandisjes së pushtetit, sepse pushteti përkthehet në sundim ndërsa shteti në qeverisje.

Për metamorfozën pushtetare ka shumë përshkrime dhe teori , teoricienët nga shkolla Frojdiste i ndanë tri faza të metamorfozës: faza e joshjes, faza e ekscitimit dhe faza e orgazmës pushtetare. Me gjasë të plotë të gjithë pushtetarët e deritanishëm pa dallim janë metamorfuar sepse verbërinë dhe mediokritetin e kan dëshmuar si emërues të përbashkët.

Verbëria tipike dëshmohet se këta jetën qytetare në komunitet nuk e shohin e aq më pak gjërat e tokëzuara sepse ndodhen në fazën e tretë me kokë lartë e symbyllurazi vazhdojnë të përjetojnë deliriumin e madhështisë pushtetare.

Prof. Enver Bajrami 24.07.2018 , Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img