19,04,2024

Vendoset për planin vjetor të punës së Kuvendit të Komunës

Must Read

Ferizaj.15.02.2018. Gjatë ditës së sotme kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, ka mbajtur takimin e fundit më grupin punës për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit.
Ne këtë mbledhje pati diskutime të shumta, por edhe propozime nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike që tashmë janë anëtarë të Kuvendit, por edhe nga shoqëria civile.
Në këtë takim u harmonizuan të gjitha propozimet që lidhen me punën e ekzekutivit dhe trupat të tjerë që themelohen nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt.
Është kjo hera e parë që kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi, po bën planin vjetor të punës së Kuvendit nga të gjitha legjislaturat e kaluara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img