23,04,2024

Vendosen hidrtantët në zonën urbane të Ferizajt

Must Read

 Drejtoria e  Shërbimeve Publike në Ferizaj ka filluar  vendosjen e 7 hidrantëve nëpër zona të ndryshme të qytetit të Ferizajt.

Gjatë të kaluarës  ekipet e Brigadës së zjaffikësve  kishin problemin kryesorë furnizimn me ujë gjatë rasteve të intervenimeve  të shuarjes së zjarreve. .

Përmes këtyre hidrantëve pritet që të lehtësohet edhe intervenimi dhe të jetë shumë më efikas dhe më I shpejtë.

Kjo është bërë e  ditur përmes një publikimi në faqen e Komunës.

“Vendosja e hidrantëve në zonën qendër ishte zotim i të parit të Komunës, Agim Aliu, projekt ky që tashmë ka filluar së zbatuari e pritet të jap rezultate efektive. Për këtë, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka nisur së zbatuari projektin për vendosjen e hidrantëve në 7 pika të ndryshme të qytetit, të cilat lehtësojnë maksimalisht operimin e punën veçanërisht në raste të fatkeqësive nga zjarri, ku lehtësisht me vendosjen e këtyre hidrantëve – shkurtohet maksimalisht koha e reagimit dhe efektiviteti i punës së njësive të specializuara të shërbimit të zjarrfikësve” thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/3478545948857882

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img