23,04,2024

VENDIMET E MËDHA !

Must Read

Qeverisja e tanishme ka marr vendime të mëdha, por për vehte e jo në të mirën e qytetarëve të saj.
Vendim i madh mbase mundë të jetë rritja e pagës për vehte, qeverisja e tanishme mundë të punojë edhe me këtë logjik.
Ne po humbim kohë duke u marrë me teke personale pa e përdorur potencialin për bashkim dhe zhvillim, duhet ti lënë interesat personale e grupore, para atyre Shtetërore dhe Kombëtare.
Qytetari i Kosovës duhet të vetëdijesohet për zgjedhjen që bëjnë.
Mbase edhe ne si qytetar të rëndomtë nuk jemi akoma të vetëdijshëm për rolin që mundë të kemi për fuqizimin dhe ndërtimin e Shtetit në të gjitha aspektet.
Vendim i madh është kur je i gatshëm të punosh me përkushtim, të luftosh dukuritë negative siq janë : Korrupsioni,Nepotizmi,Krimi i Organizuar etj.
Vendim i madh mundë të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve e jo të rinjtë dhe të rejat ta lënë Kosovën për çdo ditë e më shumë për një jetë më të mirë.
Puna e mirë dhe vendimet e mëdha shihen atëherë kur të kemi një rezultat pozitiv të punës dhe përkushtimit të sinqertë.
Në këtë mënyrë Republikës sonë i duhet truri e jo muskuj, që punët e mira të bëhen përmes një analize të thellë dhe me maturi, jo të merren vendime të pa matura që na kushtojnë në të ardhmen.
Kryeministri që në fillim të mandatit ka filluar me përbuzjen dhe nënçmimin e arsimtarëve,
Arsimtarët nuk duhet toleruar përbuzjen dhe nënçmimin në pafundësi.
Një vlerësim i dobët për bazën e një shoqërie siç është arsimi është një rrugë pa krye.
Mbase këto fyerje për mësuesit janë vendime të Mëdha !

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img