19,04,2024

Vëllau i dëshmorit Besim Rexhepi aderon në LDK të Ferizajt

Must Read

Nga drejtues të degës, ato u cilësuan mjaft të rëndësishme dhe interesante, për faktin se në mesin e aderuesve ka edhe familjarë dëshmorësh, veteranë të luftës së UCK-së, intelektualë të tjerë e profesionistë të përkushtuar të lëmive të tjera. Shefi i shtabit zgjedhor të degës së LDK-së në Ferizaj, Faik Grainca, tha se prurjet e reja po ndodhin në një moment të rëndësishëm për LDK-në.

“Në mesin tonë është anëtari i ri, votuesi i ri LDK-së, i ri do të jetë Blerim Rexhepi nga Komogllava, që jeton ne Ferizaj, është ekonomist edhe vëlla i dëshmorit Besim Rexhepi, emrin e të cilit e mban edhe shkolla e fshatit Komogllavë.

Është po ashtu, Sadik Shaqiri veteran i luftës, afarist në grumbullimin e frutave të malit, bio- produkte. Ka edhe të tjerë që kanë dëshmuar veten si të suksesshëm në profesionet që i ushtrojnë. Kjo do të thotë që LDK-së i bashkohen të gjitha shtresat edhe fermeret dhe në veçanti në kohet e fundit fermerët, pasiqë e kanë parë se ishte pikërisht qeveria e Kosovës në krye me Isa Mustafën, e cila për herë të parë i dha rëndësi të veçantë bujqësisë dhe të gjithë fermerëve. Ne veçanti atyre të komunës së Ferizajt.

Gjithashtu edhe kryetari Sfarqa dhe qeveria komunale, një rëndësi tepër të veçantë gjatë këtyre viteve i ka dhënë zhvillimit të bujqësisë dhe fermerëve të cilet merren me kultivimin e frutave te ndryshme dhe manaferrave dhe të gjitha lllojeve te tjera që janë tepër aktuale në tregun evropian”, tha Grainca.

“Aderimi i këtyre të rinjve, të cilët deri më tani aktivitetin e kanë zhvilluar në disa parti politike e kryesisht në PDK, është një moment tepër i rëndësishëm për LDK- në. Unë në emër të kryetarit të degës dhe gjithe anëtareve e simpatizantëve të LDK-së, ju uroj mirëseradhje, duke iu premtuar se ketu do të ndiheni tepër mire, tepër komod dhe do t’i keni të gjitha mundësitë për të shprehur vullnetin e tyre, për të prosperuar edhe politikisht por natyrisht edhe ne aspekte të tjera të cilat i ofron partia, shtoi Grainca.

Grainca kundërshtoi edhe kritikat e degës së PDK-së në Ferizaj, duke thënë se LDK-ja nuk shkeli rregullat e fushatës parazgjedhore. Ai tha se me kohë është vendosur çdo poster që promovon kandidatët për deputetë nga Ferizaj për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Unë them se karaktarestika e këtij qyteti është toleranca ndërnjerëzore, ndërpartiake dhe absolutisht nuk çon peshë se diku aty në një fshat është vendosur një poster pak minuta e disa sekonda para ores 12, për arsye se nuk ia vlen as të përmendet. Ne nuk jemi të interesuar që ta shkelim fushatën në asnjë mënyrë, por nuk do ta bëjmë të madhe nëse eventualisht ndonjë parti bën ndonjë shkelje që nuk ndikon në rezultatin zgjedhor, për arsye se zakonisht posterat zgjedhorë i vendosin të rinjtë dhe ata shpeshherë mund të bëjnë ndonjë gabim dhe ne do te kemi mirëkuptim maksimal për këtë”, sqaroi Grainca.

Dega e LDK-së u bëri thirrje simpatizantëve të saj, që më datën 08 qershor, në sallën “Bill Klinton”, nga ora 15:00 të marrin pjesë në tubimin elektoral, në të cilin prezantohen tre kandidatët e Ferizajt për deputetë: Milazim Haliti, Synavere Rysha dhe Blerim Grainca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img