25,04,2024

Veliaj shërben drekën e Fitër Bajramit për njerëzit në nevojë (Video)

Must Read

 

“Dua që, ashtu siç hapëm këtë mensë sociale apo mensën tjetër në Kombinat, të vijojmë me hapjen e mensave të tjera sociale që askush në Tiranë të mos e ngrysë ditën pa ngrënë një vakt të ngrohtë. Do të doja shumë që ky muaj solidariteti, muaji i Ramazanit, të vazhdojë në të gjitha ditët e vitit, sepse kemi nevojë për solidaritet edhe në 11 muajt e tjerë”, tha Veliaj.

“Do të përkushtohemi që të jemi aty për çdo familje në nevojë dhe dua t’u bëj thirrje atyre qytetarëve që i kanë mundësitë; nëse dikush ka mundësi të ndihmojë fqinjin e tij, një të afërm, një të njohur, është shumë e rëndësishme që secili ta marrë detyrën e bujarisë dhe ndihmës ndaj tjetrit, pa pritur urdhrin apo komandën e shtetit, qeverisë apo Bashkisë”, shtoi Veliaj.

Duke i uruar të gjithëve Bajramin, Veliaj u shpreh se, puna më e rëndësishme për një bashki nuk janë llaçi, tullat, asfalti, por puna me njerëzit./ Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KVTcDo_95os?feature=oembed&w=640&h=360]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img