20,04,2024

Veç edhe dy muaj afat për falje të borxheve

Must Read

Administrata Tatimore e Kosovës ka shumë gjasa të angazhojë sërish ekipe për të mbledhur borxhet e papaguara tash e shumë vjet nga individë e kompani private dhe publike.

Kjo për shkak të numrit të ulët të të interesuarve për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me këtë administratë në kuadër të ligjit për faljen e borxheve publike.

Nga mbi gjysmë miliardi euro borxhe, kanë mbetur pa u paguar edhe rreth 285 milionë euro.

Shpresa e drejtuesve të administratës mbetet te fundi i afatit që është 1 shtatori, në rritjen e interesimit për shlyerjen e borxheve, ani pse një situatë e tillë do t’i sillte jo pak probleme.

Zv.drejtor i Përgjithshëm Hamdi Hoxha ka paralajmëruar masa të ashpra nëse tatimpaguesit borxhlinj nuk kryejnë obligimet në kuadër të këtij ligji. Në situatë të njëjtë gjendet edhe Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Në këtë ndërmarrje thonë se këtë vit kanë falur 800 mijë euro dhe kanë riprogramuar 600 mijë euro për 1.599 konsumator borxhlinj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img