29,03,2024

Vazhdon përhapja e fruthit, sëmundja e prek edhe një mjek të QKUK-së

Must Read

Mbi 140 pacientë, që nga muaji qershor i këtij viti e deri më sot, kanë kërkuar trajtim nga epidemia e fruthit në Klinikën Infektive në QKUK. Nga këta pacientë, një foshnjë ka vdekur, ndërsa 3 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Njëri nga ta, një person i moshës 37-vjeçare, është në gjendje kritike për jetën. Kështu ka deklaruar për Gazetën Express drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani.

Epidemisë së fruthit nuk i kanë shpëtuar as stafi mjekësor i Klinikës Infektive. Katër mjekë të kësaj Klinike, të cilët kanë pasur kontakt me pacientët e sëmurë, janë prekur nga fruthi.“…Po, i kemi pas nja tre mjekë dhe një infermiere, të cilët normalisht edhe ata në kontakt me këta pacientët që bartin këtë sëmundje sepse ju e dini që sëmundja e fruthit është shumë infektuese. Trajtimi i tyre ka qenë kryesisht ambulator, dhe gjendja e tyre  është më e mirë”, ka bërë të ditur për Express-in, drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani. 

Për momentin, në Infektivë janë duke u trajtuar 72 pacientë me sëmundjen e fruthit.Rastet më të shpeshta që po lajmërohen në këtë Klinikë janë fëmijët e komuniteteve rom, ashkali, si dhe egjiptian, derisa ka të raportuar si të prekur nga kjo epidemi edhe nga shumica shqiptare.“Aktualisht në klinikë me sëmundjen infektive janë duke u trajtuar 72 raste me epideminë e fruthit. Numri më i madh i këtyre pacientëve të prekur me fruth është nga Fushë-Kosova, pastaj Ferizaj, Kaçaniku, Lipjani e Prishtina”, njoftoi Ramadani.Ndërkaq, në Klinikën e Pediatrisë kanë qenë katër fëmijë të cilët janë trajtuar. Të gjithë ata nga ana e drejtuesve të kësaj klinike janë drejtuar për në Klinikën Infektive, deklaroi të hënën për Express drejtori i Klinikës, Muharrrem Avdiu.Edhe pse rastet e para zyrtarisht mësohet se janë paraqitur në muajin qershor, intervenimi i institucioneve, sidomos për të pajisur me medikamente Klinikën Infektive, ka ndodhur tek të enjten. Klinika Infektive është furnizuar vetëm në këtë ditë me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Zyrtarë të këtij institucioni kanë kërkuar furnizim tjetër me barna për fruthin nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.“Ne kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë, kemi kërkuar furnizim edhe me një kontingjent tjetër të barnave, meqenëse numri i pacientëve që vijnë për trajtim është mjaft i madh”, ka shpjeguar drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.Mbi 30 për qind të popullatës nuk janë të vaksinuar fare kundër fruthit, sëmundje kjo ngjitëse e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Mjekët kërkojnë që prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët të dënohen.Që nga qershori 143 raste me fruth janë paraqitur në Klinikën Infektive, ndërsa Kosova që nga viti 1997 nuk është përballur me një situatë të tillë. /GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img